E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prezantohet drejtori i ri të Kadastrës
Lajme

Prezantohet drejtori i ri të Kadastrës

Zëvendës kryeministri, Erion Braçe ka prezantuar sot Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lamen.

Gjatë prezantimit Braçe u shpreh se do të vazhdojë beteja për të bërë një punë të mirë njësoj si me legalizimet ndërsa falenderoi zotin Lame për kontributin e tij. Ai deklaroi se objektivi i qeverisë është zgjidhja e problemeve me pronat dhe certifikimi i tyre.

Braçe tha se do ta ndjekë personalisht jo vetëm mbarëvajtjen e këtij institucioni por të gjithë koordinimin me institucionet e tjera.

Në fjalën e tij, Lame nënvizoi se çështja e pronave mbetet themra e Akilit në Shqipëri dhe se zgjidhja nuk do të jetë e lehtë. Por duke marrë shembull legalizimet, Lame u shpreh besimplotë për suksesin e reformës.

“Zgjidhja e çeshtjes së pronësisë mbetet thembra e Akilit sepse njerëzit vazhdojnë të thërën e të vriten për prona. Por ashtu si me legalizimet, vetëm bashkë do t´ia dalim”, u shpreh ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.