Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, zbulohet emri i djalit
Familja mbretërore shqiptare është zgjeruar sërish. Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali, i cili është pagëzuar me emrin Aleksandër.
Sipas burimeve pranë çiftit, vogëlushi ka ardhur në jetë në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:30, duke sjellë gëzim dhe emocion të madh për familjen.
Lidhja mes Princ Lekës dhe Blerta Celibashit u bë publike rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti ata kurorëzuan dashurinë në një ceremoni private, larg vëmendjes së madhe mediatike.
Ky është fëmija i dytë për Princ Lekën, i cili është gjithashtu baba i një vajze, Geraldinës, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Elia Zaharia. Marrëdhënia mes tyre përfundoi zyrtarisht me vendim të Gjykatës së Tiranës në prill të vitit 2024, pas një periudhe të gjatë tensionesh dhe ndarjeje.
Ndarja e tyre u shoqërua me përplasje të forta familjare, të cilat morën jehonë të gjerë në media, duke e kthyer këtë histori në një nga më të komentuarat e kohës.
Megjithatë, sot vëmendja është rikthyer tek lajmi i bukur: ardhja në jetë e Aleksandrit, një moment që shënon një kapitull të ri për Princ Lekën dhe familjen e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



