Prishja e lulishtes/ Si po manipulon Erion Veliaj?
Për dy ditë me radhë protestën e banorëve kundër lejeve të ndërtimit tek ish parku i autobuzëve e fshinë nga lajmet e tyre të gjitha televizionet e mëdha të vendit. Në një mënyrë të turpshme, njësoj si me vdekjen e Ardit Gjoklajt, Erion Veliaj arriti të manipulojë të gjitha mediat e mëdha, që nuk hapën gojën as për protestën, as për ndalimet nga policia të Arlind Qorrit dhe të aktivistëve të tjerë të “Organizatës politike”.
Për këtë problem filloi të flitej vetëm pasi Lulzim Basha e prishi përkohësisht ngrirjen e tij dhe denoncoi kthimin në shsh të një toke ndërtimi që ai e kishte inaguruar si park.
Pikërisht në këtë moment, pra jo kur problemi ishte mes pushtetit dhe qytetarëve por kur ai banalizua në sherrin e zakonshëm PS- PD, bashkia filloi të flasë. Fillimisht ata vunë në veprim kompaninë së cilës i kanë dhënë lejen Arlis ShPK, e cila thuhet se i takon një klienti të hershëm të Edi Ramës. Sipas deklaratës së kësaj komopanie ka qenë pikërisht Basha që ka lëshuar lejen e ndërtimit, në vitin 2013, së bashku me Planin Vendor të kryeqytetit, kohë kur ai ishte ende kryebashkiak.
Madje, “Arlis Sh.p.k’ ka shkuar më tej duke pretenduar se “Në 2013, Bashkia e asaj kohe na dërgoi Kunatin për t’i “falur” një pjesë të konsiderueshme të ndërtimit. Ne e refuzuam këtë pasi ishte një “gjobë” për të lejuar dicka që vete Plani 2013 e lejonte. Kur ne refuzuam gjobën e Kunatit, z. Basha bëri një teatër duke e quajtur “lulishte” pronën tonë private si hakmarrje që nuk i falem gjysmën e biznesit”.
Sikur të mos mjaftonte kjo përfshirje e klientëve të Ramës në lojë u fut edhe propoganda e bashkisë. Përpos faktit tashmë të stërpërdorur se leja ishte dhënë nga Basha (sikur kjo e legjitimon Erion Velinë që ka fituar votat me slloganin “zero ndërtime në Tiranë”), bashkia përhapi në media edhe një sërë argumentash të tjerë në favor të saj. Nga një anë eerion veliaj pretendon se nuk ka c’bën pasi ajo është një leje e dhënë nga paraardhësi, dhe nga ana tjetër ai edhe mburrte me këtë leje. Ai këmbëngul se me rritjen e taksën për ndërtuesit ai do të marrë prej këtij ndërtimi 5 milionë euro për buxhetin e bashkisë, se ky subjekt do të ndërtojë më pas një parking dhe një godinë 5 katshe pronë për bashkinë. Dhe për më tepër, pretendon bashkia, i gjithë zhvillimi zë më pak se gjysmën e truallit, pjesa tjetër do të jetë hapësirë e gjelbër dhe do i kalojë pronësia bashkisë, pra do të jetë aset publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



