E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Prisni se nuk keni parë gjë akoma”/ Ish-Presidenti flet për situatën në PD: Kjo histori do vazhdojë në mënyrë dramatike
Lajme

“Prisni se nuk keni parë gjë akoma”/ Ish-Presidenti flet për situatën në PD: Kjo histori do vazhdojë në mënyrë dramatike

Prisni se nuk keni parë gjë akoma”. Kështu ka deklaruar ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi në lidhje me situatën e krijuar në Partinë Demokratike, ku tashmë ka një përplasje mes kryetarit Lulzim Basha dhe ish-liderit Sali Berisha.

Bamir Topi është shprehur se situata në PD do të vijojë në mënyrë dramatike dhe pritet të zgjasë shumë.

“Çdo gjë shkon tek teza ime. Kjo histori do vazhdojë në mënyrë dramatike për të degjeneruar totalisht PD-në. Prit prit se është herët akoma. Si thotë ai prisni se nuk keni parë gjë akoma. Mesa duket do zgjas shumë” tha Topi në emisionin “Log” në Abc.

Ndërkohë si zgjidhje te krizës Topi sheh një tërheqje dhe një organizim të opozitës.

“Gjëja e parë të tërhiqeshin. Për të ardhur fuqishëm si një front i organizuar që dominanti të jetë kauza dhe jo individët. Se për fat të keq individët janë me një rrobë të vjetër si i riu (Basha), si i vjetri (Berisha)” tha Topi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.