Priten arretime të bujshme në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër
Universiteti i Shkodrës është një ndër universitetet më problematike për korrupsionin në shkallë kombëtare.
Shpeshherë ka pasur dhe kallzime penale nga studentët ndaj pedagogëve të tyre por prokuroria kan fjetur mbi dosje dhe më pas i ka mbyllur duke i nxjerr të pastër.
Ka pasur dhe disa raste ku pedagogët janë kapur me video duke marrë lek nga studentët dhe janë publikuar në emisione televizive por përsëri fenomeni korrupsion nuk është ndalur.
Më problematiku për fenomenin e korrupsionit në Shkodër njihet Fakulteti i drejtësisë. Kujtojmë pedagog në këtë fakultet ka qenë Roland Ilia i akuzuar për korrupsion dhe sot anëtar i KPK që bën veting për gjyqtarë e prokurorë e deri më dje kërkonte 200 deri në 500 Euro për një provim.
Perla e këtij fakulteti mund të cilësohet Sandër Beci ndër njerëzit më të korruptuar dhe të paaftë që sot është Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese pasi kështu do partia.
Mamuthi i korrupsionit në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër që drejton fakultetin si të ishte Biznes Privat është Gasper Kokaj. Kundër Gasper Kokajt janë bërë disa kallzime penale por janë mbyllur me shpejtësi nga prokuroria. Kokaj ka lëshur dhe diploma me probleme apo diploma për njerëz që rezoltojnë në Tims jashtë vendit por cuditërisht kanë dhën dhe provimin e diplomës në shkodër.
SPAK ka zbarkuar në Fakultetin e Drejtësisë në
Shkodër ku ka bër kontrrolle në zyra si dhe në banesën e Gasper Kokajt si dhe janë marrë në pyetje stafi dhe njëkohësisht njerëzit e tij të besuar.
SPAK ka rënë në gjurmet e folesë së korrupsionit por mbetet për tu parë nëse do e vazhdojnë misionin dhe të bëjnë arrestime pasi provat janë të pastra apo do mjaftohen me një kontroll dhe të marrin rryshfet dhe të mbyllin dosjen.
Koha do vërtetojë nëse SPAKU do bëj detyrën apo si paraardhësit do marr lekët dhe do mbyll çështjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



