Probleme me PPP-të, Arben Ahmetaj pezullon punën e kompanisë në Portin e Sarandës
Tre muaj pasi Këshilli i Ministrave përmes një vendimi ia ka kaluar menaxhimin e Portit të jahteve në Sarandë, i njohur ndryshe si ‘’Porti i Limonit” për 20 vite një kompanie private, nisin problemet e para me skemën e PPP-ve.
Me marrjen e menaxhimit të portit, koncesionari ka vendosur edhe një taksë private mbi naftën me të cilën furnizohen jahtet e turistëve.
Mësohet se edhe pse në kontratë thuhet që koncesionari nuk vendos e as rrit apo ul çmime, prej datës 6 korrik, ka vendosur një tarifë prej 0.06 euro/litër për çdo jaht që furnizohet. Kjo ankesë është dorëzuar dhe zyrtarisht pranë ministrisë së drejtuar nga Arben Ahmetaj nga ana e shoqërisë ”Porti Detar”.
Menjëherë pas kësaj Ministria e Financave, përmes një shkrese që mban firmën e ministrit Arben Ahmetaj, ka pezulluar veprimtarinë e kompanisë ‘’Concord Investment”, deri në periudhën kur të përfundojë auditimi i kësaj kompanie.
Ky vendim ka hyrë në fuqi prej tre ditësh, deri në një moment të dytë, të gjithë jahtet nuk do jenë të detyruar që të paguajnë një tarifë shtesë për litrat e naftës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



