Këngëtarja e njohur Cady Groves, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçarja.
Sipas medias ndërkombëtare ‘Metro’, raportohet se ajo ka pasur probleme shëndetësore.
Ndërkohë ka qenë vëllai i saj Cody që ka bërë me dije këtë lajm të trishtë.
‘Cady Groves është larguar nga kjo botë. Detajet janë të kufizuara tani, por familja po përpiqet që t’i mbajë njerëzit të informuar. U prefsh në paqe motër e vogël. Shpresoj të ribashkohesh me Kelly and Casey’, ka shkruar Cody në Twitter.
Këngëtarja amerikane ishte e njohur për hitin “This Little Girl” që e lançoi në vitin 2012, ndërsa kënga e saj e fundit është “Oil and water” i vitit 2017.



