E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prodhonte lëndë eksplozive, kapet 31-vjeçari
Lajme

Prodhonte lëndë eksplozive, kapet 31-vjeçari

Goditet  nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, një tjetër rast i prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve eksplozive.

Sekuestrohen 8 kallëpe tritol, një sasi lënde eksplozive tritol që shërben për përgatitjen e minave  me telekomandë, si  dhe një granatë mësymëse.

Arrestohet në flagrancë 31 vjeçari, poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e  Policisë Nr.6,  pas një pune operative të mirëorganizuar bënë kapjen dhe  arrrestimin në flagrancë  të shtetasit  :

Fatjon Kola, 31 vjeç, banues në fshatin Pezë e Madhe.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së tij, në  fshatin Pezë e Madhe kanë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale 8 kallëpe  tritol(150 gramë secili), nje granate mesymese si dhe nje sasi e dyshuar lënde eksplozive tritol ( rreth 500 gramë), që shërben për  përgatitjen e  minave  me telekomandë

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Fatjon Kola, për veprën penale ‘”Prodhimi i armëve  dhe municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.