E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prodhuesit e avionëve letër SHBA: Kujdes me 5G, na rrezikon avionët
Lajme

Prodhuesit e avionëve letër SHBA: Kujdes me 5G, na rrezikon avionët

Dy kompanitë më të mëdha në botë të prodhimit të avionëve i kërkojnë SHBA që të shtyjë shpërndarjen e rrjetit 5G deri në shterimin e të gjitha shqetësimeve që lidhen me sigurinë e fluturimeve dhe mundësisë që kjo teknologji të ndërhyjë te pajisjet e avionëve.

Në një letër, drejtuesit e lartë në Boeing dhe Airbus paralajmëruan se teknologjia mund të ketë “një ndikim të madh negativ në industrinë e aviacionit”. Më parë janë ngritur shqetësime se spektri C-Band 5G ëireless mund të ndërhyjë në elektronikën e avionëve.

Gjigantët amerikanë të telekomunikacionit AT&T dhe Verizon do të vendosin shërbimet 5G më 5 janar.

“Lidhja 5G mund të ndikojë negativisht në aftësinë e avionëve për të operuar në mënyrë të sigurt”, thanë shefat e Boeing dhe Airbus Americas, Dave Calhoun dhe Jeffrey Knittel, në një letër të përbashkët drejtuar Sekretarit të Transportit të SHBA, Pete Buttigieg.

Letra citonte studimin e grupit tregtar Airlines për Amerikën, i cili zbuloi se nëse rregullat 5G të Administratës Federale të Aviacionit (FAA) do të kishin qenë në fuqi në vitin 2019, rreth 345,000 fluturime pasagjerësh dhe 5,400 fluturime mallrash do të ishin përballur me vonesa, devijime ose anulime.

Industria e aviacionit dhe FAA kanë ngritur shqetësime për ndërhyrjet e mundshme të 5G me pajisjet e ndjeshme të avionëve si matësit e lartësisë.

“Airbus dhe Boeing kanë punuar me aktorë të tjerë të industrisë së aviacionit në SHBA për të kuptuar ndërhyrjen e mundshme 5G me lartësimatësit e radios”, tha Airbus në një deklaratë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.