E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesor Fuga ka një pyetje të sinqertë: Kush e pagoi kingen Rita Ora?
Lajme

Profesor Fuga ka një pyetje të sinqertë: Kush e pagoi kingen Rita Ora?

Profesor Artan Fuga ka ngritur dyshime se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është e korruptuar dhe mund të ketë vjedhur paratë tona, pas koncertit që organizoi në Tiranë.

“Kur shoh informacionet në media, gjithmonë pyes: Këta na japin lajme për koncertet e Ritës, por nuk kemi asnjë dijeni se kush e paguan atë.

I bën falas në shesh, për bamirësi? Në këtë rast do t’i hiqja kapelen, ndonëse edhe po qe se kërkon lekë nuk ka ndonjë të keqe?

Por, kush e paguan, nëse paguhet, dhe sa parà merr për një koncert? Se mos është parà publike or tej!!! (dihet që Rita Ora paguhet me mijëra euro për një koncert)

Se pastaj do ishte një formë e shëmtuar korrupsioni, ndonëse nuk besoj asnjë sekondë se e bën Rita atë. Te merrte parà që duhej të shkonin për biblioteka, shkolla, ambulanca, etj., për koncerte në shesh!

Thjesht për ta ditur? Për informacion! Jo se interesohem për koncerte në shesh! A ka ndonjë gazetar që interesohet për këtë, apo e kanë shpallur sekret strategjik”, shkroi Artan Fuga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.