E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesori i njohur replikon me  Iris Luarasit: Ke cënuar privatësinë!
Lajme

Profesori i njohur replikon me Iris Luarasit: Ke cënuar privatësinë!

Pas deklaratës së pedagoges së gazetarisë Iris Luarasi se ka ngelur në klasë 4 emra të njohur të ekranit në lëndën e saj, ka ardhur dhe reagimi i pedagogut dhe ekspertit të ekonomisë Ilir Ciko.

‘Në fakt do ju them katër emra të cilët tani i kam shumë miq por në kohën kur ishin studentë kanë mbetur në klasë. Janë: Arbana Osmani, Jonida Shehu, Erl Murati dhe Artan Hasani’, u shpreh Iris Luarasi gjatë emisionit “Shiko kush luan”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi  i Ilir Cikos duke thënë se me këtë deklaratë pedagogia ka cënuar privatësinë e të tjerëve dhe për këtë gjë duhen vendosur rregullla të reja.

REAGIMI I PLOTE I PEDAGOGUT ILIR CIKO

‘Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si një person që e quan vehten pedagog mund të bëjë publike, madje me krenari e në emisione televizive, emra personash që i ka ngelur në lëndën e tij/saj, aq më tepër kur këta janë po aq, a në mos edhe më të njohur për publikun.

Kam 16 vite që kam përcjellë breza studentësh e në ato raste kur kam qenë i shtrënguar për të mos i kaluar, jam i sigurt që askush tjetër veç studentit dhe administratës së universitetit nuk është informuar për vlerësimin përkatës.

Nëse normat e etikës është vështirë të funksionojnë, besoj se duhen vendosur rregulla loje për të mos cënuar pa të drejtë privatësinë e të tjerëve’, ka shkruar pedagogu Ciko.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.