E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Projekti Milot-Fier thellon borxhin’, Bozdo: Shqipëria drejt një krize të paprecedent
Publik News

Projekti Milot-Fier thellon borxhin’, Bozdo: Shqipëria drejt një krize të paprecedent

Anëtari i Kryesisë së PD-së Enno Bozdo ka deklaruar se Shqipëria po drejtohet drejt një krize të paprecedentë.

Bozdo në rubrikën “Opinion” në news 24 tha se ekonomia ka pësuar rënie të ngadaltë në 3 muaj, kurse 1.1 miliardë euro janë borxh. Sakaq ai theksoi se projekti Milot – Fier do të thellojë akoma më shumë borxhin.

“Shqipëria po drejtohet drejt një krize të paprecedent ekonomike, që BB thotë se do të jetë gati 10 përqind. Ne duhet të presim përpara se të japim shifrat zyrtarisht. Sot nuk kemi as strategji të qeverisë, asgjë. Unë besoj se as ministrat nuk e dinë se cfarë do të ndodhë me borxhet që po merren. Janë shumë borxhe të marra. Ekonomia ka pësuar rënie të ngadaltë në 3 muaj. Kemi 1.1 miliardë euro borxh. Kemi turizmin në kolaps të plotë. Nuk po flas fare për tërmetin. Jemi në situatën kur qeveria ka marrë borxh dhe kërkon të marrë borxh.

Projekti Milot – Fier do të shtojë borxhin akoma. Nuk flitet për varfërinë e shqiptarëve. Mos harrojmë se 26 përqind e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Kur nuk e dimë se cfarë kemi përpara, kryeministri nxjerr të tilla projekte që shtojnë borxhet dhe Rama i nxjerr sikur janë gjëra me rëndësi për ne. Edhe Dhomat e Tregtisë ka 3 vjet që raportojnë për klimë të biznesit që është dëmtuar ndjeshëm. Ne kemi 3 vjet që bëhen deklarata shqetësuese për klimën e biznesit. Sot në Shqipëri është bërë e pamundur të bësh biznes. Administrata amerikane e tha se në Shqipëri nuk ofrohen shanse të barabarta. Korrupsioni galopant ka kapur Shqipërinë. Ekonomia është në favor të grupit që është me kryeministrin”, deklaroi Bozdo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.