Prokuria sapo i ka paraqitur Kuvendit kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit.

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se ish-ministri i Brendshëm Tahiri është akuzuar për përfshirje në grup të organizuar kriminal.
Sipas ligjit shqiptar, deputetët mund të hetohen nga prokuroria, por arrestimi i tyre nuk mund të bëhet pa miratimin e Kuvendit.
Kuvendi i Shqipërisë është sot pushim dhe nuk dihet ende se kur do të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



