E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Prokurorët e gjyqtarët janë sot njerëzit më të paguar”, Xhafaj: Koha të veproni e justifikoni besimin e marrë, për të kthyer drejtësinë e munguar
Lajme

“Prokurorët e gjyqtarët janë sot njerëzit më të paguar”, Xhafaj: Koha të veproni e justifikoni besimin e marrë, për të kthyer drejtësinë e munguar

Ish-ministri Fatmir Xhafaj është shprehur sot me tone kritike në parlament sa i takon projekt buxhetit të 2022. Xhafaj e konsideroi të papranueshme që vite nga funksionimi i SPAK të flitet ende për mungesë zyrash.

“Buxhetimi për institucionet e drejtësisë nuk mund të jetë i ngjashëm me programimin rutinor të institucioneve, nëse duam që të respektojmë pavarësinë e tij.

E papranueshme që kur kanë kaluar mbi 2 vjet nga fillimi i punës së SPAK sot ende flitet për mungesë zyrash, më keq akoma që ende nuk janë zgjidhur mosvarrëshjet për fondet buxhetore të policisë gjyqsësore të BKH, proces që duhet të ishte mbyllur prej kohësh”- u shpreh Xhafaj, ndërsa kërkoi më shumë përgjegjësi nga prokurorët e gjykatësit.

“Njerëzit e këtij sistemi prokurorë e gjyqtarë duhet të kuptojnë përgjegjësinë. Ata janë sot njerëzit më të paguar në këtë vend, janë para investim nga taksat e këtij vendi që ende kanë besim në sistemin e drejtësisë. Koha të veproni e justifikoni besimin e marrë. Koha për të  kthyer drejtësinë e munguar për të bërë drejtësi për barazi para ligjit.” u shpreh Xhafaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.