E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Prokurori Dritan Gina aksident me pasoja
Lajme

Video/Prokurori Dritan Gina aksident me pasoja

Ekskluzive – Aksidenti spektakolar shkuan “City nws”

Një aksident spektakolar që për fat të mirë nuk ka pasur asnjë viktimë ka ndodhur 3 ditë më parë në Elbasan, ku është përfshirë prokurori i këtij rrethi, Dritan Gina.

Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites. Mjeti i prokurorisë, drejtuar nga Gina, me shpejtësi të madhe hy në parakalim, godet një makinë, më pas përplaset me reklamën e një karburanti dhe një mjet që është duke u furnizuar.

Nga përplasja e fortë mësohet se ka pasur të plagosur vetë prokurori i Elbasanit Dritan Gina, i cili ka përfunduar në Spital. Nga pamjet  duket qartë si fluturon mjeti “Ranga Rover” i prokurorit Gina, nga rruga në karburant, përplas mjetin që furnizohet, si dhe goditet punonjësin që punon aty.

Policia e Elbasanit nuk ka dhënë asnjë detaj për ngjarjen. Nuk dihet nëse ky është një veprim i qëllimshëm i Policisë së Elbasanit, për të mbyllur dhe kaluar në heshtje aksidentin e prokurorit të Elbasanit, Gina, i cili ka shkaktuar disa të plagosur dhe dëme materiale

https://www.facebook.com/citynews.al/posts/1493933523989103

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.