E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori italian: Mafia shqiptare po lulëzon në Evropë
Publik News

Prokurori italian: Mafia shqiptare po lulëzon në Evropë

Prej e pakta tre vjetësh them që në Evropë ka një mafie në lulëzim e sipër, ajo shqiptare. Shqipëria është një vend i korruptuar, ku është e lehtë të korruptosh funksionarët publikë.

Nëse pastaj dal nga Shqipëria duke pasur tashmë fuqi ekonomike arrij të fuqizohem si mafie ndërkombëtare’.

Nicola Gratteri, prokuror i Republikës pranë Gjykatës së Catanzaros, gjatë mbrëmjes ‘La narrazione del Sud’ -event i organizuar në Scilla nga Fondazione Magna Grecia -luan rolin e Kasandrës: paralajmëron, parashikon lëvizje e mafieve ndërkombëtare, dizenjon strategjitë e tyre, por duhet kohë para se ta besosh

e dinë mirë se çfarë ndodh në zemër të Evropës dhe përpuqen të kuptojnë, na pyesin se çfarë duhet të bëjnë’, vazhdon. ‘E kur u thoshim atë që po ndodhte në Holandë, që mafia po blinte gjithçka që ishte në shitje, përse nuk na dëgjonin? Në këto vende të Evropës veriore janë shumë xhelozë për privatësinë, por kjo nuk ndihmon.

Mafiet kanë dalë për gjah e blejnë gjithçka që shitet. Është më fitimprurëse të investosh në zona të pasura. Mafia amerikanojugore për shembull investon në Evropë në vend që të investojë në territorin e saj, sepse këtu është më fitimprurëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.