Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për 4 rusët që vdiqën në pishinë
Prokuroria e Durrësit ka pezulluar hetimet për vdekjen e katër shtetasve rusë në Golem në 15 tetor 2021.
Sipas gazetares Klodiana Lala, pezullimi i hetimit ka ardhur për shkak se Rusia nuk u ka kthyer përgjigje letërporosive nga autoritetet shqiptare, nga të cilat kërkuar informacion për autopsinë e 4 viktimave dhe për të kaluarën e tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi në pishinën e mbyllur të një hoteli në Qerret, Kavajë, ku u gjetën të vdekur Sergei Burenkov, 60 vjeç, gruaja e tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe dhëndri Nikita Belousov, 37 vjeç.
Sipas aktekspertizës së kryer asokohe të Institutit të Mjekësisë Ligjore rezulton se “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 për qind”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



