E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Korçës për vrasjen e Egli Progës: Ka ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit
Lajme

Prokuroria e Korçës për vrasjen e Egli Progës: Ka ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit

Detaje të reja nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria: Ka ndërhyrje

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë ka kthyer sërish në burg bashkëpunëtorët e Denis Meçes, 29-vjeçarit i arrestuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Prokuroria e Korçës ka konkluduar se ka pasur ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit, jashtë të cilit u vra Egli Proga.

Ditën e sotme gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke rikthyer në burg tre persona, të cilët ishin të pranishëm kur u vra Egli Proga dhe akuzohen se penguan zbardhjen e së vërtetës.

Proga u dhunua për vdekje në 10 gusht në një lokal në qytetin e Pogradecit.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është: “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku Leonidha Guçe, Arjan Manellari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.