E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Kosovës akuzon Klod Allajbeun për pastrim parash
Lajme

Prokuroria e Kosovës akuzon Klod Allajbeun për pastrim parash

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpëlarje e parave”. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, pas hetimeve të gjata që kanë zgjatur disa vite.

Në mesin e të akuzuarve ndodhen emra të njohur si Klodian Allajbeu, i lidhur me Spitalin Amerikan në Tiranë dhe Prishtinë, dhe biznesmeni Ekrem Lluka. Prokuroria ka njoftuar se dyshimet e bazuara përfshijnë përfshirjen e të pandehurve në falsifikimin e dokumenteve dhe përdorimin e tyre për të kryer aktivitete që lidhen me shpëlarjen e parave.

Gjithashtu, në aktakuzë janë përfshirë edhe persona juridikë si kompani dhe organizata, duke përfshirë subjektet “M…”, “AHK” dhe “QKK”. Prokuroria thekson se ky rast është rezultat i një hetimi të thelluar dhe të gjerë që ka synuar zbardhjen e aktiviteteve të paligjshme financiare.

Rasti pritet të trajtohet në mënyrë intensive nga autoritetet gjyqësore, ndërsa Prokuroria Speciale ka theksuar përkushtimin për të luftuar krimin e organizuar dhe pastrimin e parave në Kosovë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.