E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon imunitetin e ish-ministrit
Lajme

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon imunitetin e ish-ministrit

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë, heqjen e imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kërkesa është bërë gjatë ditës së djeshme. Kërkesa për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit është bërë nga prokuroria, me qëllim që të hetohet ish-ministri.

Emri i Saimir Tahirit ka dalë në përgjimet e policisë italiane të grupit Halibaj, që janë kushërinj të ish-ministrit.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon heqjen e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.