Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për shembjen e aksit rrugor Korçë-Ersekë

Denoncimi i inxhinierit Romeo Nazarko për rrugën Korçë-Ersekë: Si u fry kostoja nga 1 në 5 mln euro km. Pse e kallëzova ministren Balluku
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për shembjen e aksit rrugor Korçë-Ersekë.
Sipas inxhinieri gjeodet, Romeo Nazarko, SPAK po heton për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Në një intervistë për News24, ai ka deklaruar se kallëzuar penalisht 3 vite më parë ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, drejtorin e ARRSH-së dhe kompaninë që ndërtonte rrugën Korçë-Ersekë.
Inxhinieri Nazarko pretendoi në kallëzim se është ndryshuar gjurma e rrugës, është fryrë kostoja nga 1 mln euro ne 5 milionë euro kilometri, si dhe ka ndikuar në shpopullimin e zonës.
Inxhinieri gjeodet, Romeo Nazarko ka kallëzuar 3 vite me pare ministren Belinda Balluku, drejtorin e ARRSH dhe kompaninë që ndërtonte rrugën Korçë-Ersekë.
Nazarko tha ne intervistë se SPAK po heton për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Ai pretendon në kallëzim se është ndryshuar gjurma e rrugës, është fryrë kostoja nga 1 mln euro ne 5 milionë euro kilometri, si dhe ka ndikuar në shpopullimin e zonës.
Z.Nazarko 3 vite më parë iu jeni drejtuar SPAK me një kallëzim penal për rrugën Korçë-Ersekë, a mund të na thoni kë kallëzuat?
Në atë kohë kam kallëzuar drejtorin e Përgjithshëm ARRSH-së Ergys Vjerdho, ministren e linjës Balluku dhe administratorin e kompanisë A.N.K sh.p.k për shkelje teknike dhe procedura të tenderit.
Cilat janë shkeljet që ju konstatuat që më pas ju drejtuat SPAK?
Shkeljet që unë konstatova ishin 3. Një ka qenë mashtrim në realizimin e projektit për rrugën Korçë-Ersekë, tjetër gjë ka në terren dhe tjetër gjë përshkruhet në projekt. E dyta, ka qenë vlera e lartë e projektit që shkonte nga 1 mln euro që ishte në projektin e 2010 ne 5 mln euro kilometri. E treta që ishte më e rëndësishme për mua ishte shpopullimi i zonës. Me zhvendosjen e gjurmës së rrugës shpopullohej e gjithë zona e pllajës së Gramozit, edhe Kolonjën.
A jeni kontaktuar nga prokurorët pasi paraqitet kallëzimin dhe në dijeninë tuaj në çfarë faze janë hetimet?
Jam kontaktuar nga prokurorët. Iu kam dhënë informacion të detajuar dhe teknik se për fatin e mirë unë jam ekspert i kësaj fushe, duke i orientuar drejt dhe saktë ne prova konkrete. Sipas dy shkresave të SPAK kam dijeni që dosja është në fazë hetimi për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.
A jeni marrë në pyetje në cilësinë e kallëzuesit?
Jam marrë në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore.
Kur është hera e fundit që jeni pyetur?
Hera e fundit që jam pyetur është para 3 muajsh, jam pyetur edhe përpara një viti e gjysmë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



