E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për tenderin e  maskave anti-Covid
Publik News

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për tenderin e maskave anti-Covid

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për pronaren e kompanisë farmaceutike “Frog”, Mirela Ndoci, për një tender për blerjen e maskave anti-Covid në Itali. Hetimet kanë nisur pas një letërporosie të mbërritur nga autoritetet e drejtësisë italiane.

Sipas gazetarit Elton Qyno, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për shtetasin italian Vincenzo Nuzziello dhe Mirela Ndocin. Nuzziello dhe Ndoci, janë aksionerë të kompaninë farmaceutike “Frog”, e cila ka marrë tenderin e blerjes së maskave.

Në datë 13.07.2020 shtetasi italian Vincenzo Nuzziello ka vendosur të largohet nga kompania “Frog” dhe të gjitha aksionet, në masën 70%, ia ka shitur Mirela Ndocit.

Prokuroria Italiane ka zbuluar se kompania “Frog”, është pritëse e disa transaksioneve bankare nga Italia dhe dyshohet se është pjesë e skemës mashtruese me tenderin e maskave anti Covid- 19 në Lazio, Itali, me vlerë 4 milion e 960 mijë euro. Një pjesë e parave të shpërndara nga dy kompani Italiane, kanë mbërritur dhe në Shqipëri. Pritësja në Shqipëri, ka qënë pikërisht kompania farmaceutike “Frog”, me aksionere të vetme shtetasen Mirela Ndoci.

Screenshot_1.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.