Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e spitalit “Nënë Tereza”

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.

Ekspertiza bëhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit se si janë parashikuar dhe si janë kryer punimet.

Gjithashtu janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknikë, të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë apo cilësisë së pajisjeve apo mjeteve.

Më herët, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rikonstruksionin e urgjencës së QSUT. Kjo vjen në kuadër të hetimeve të nisura kryesisht pas zjarrit të rënë në katin e nëndheshëm të godinës së saporikonstruktuar.

Ngjarja u shënua më 11 shkurt shkurt duke shkaktuar kolaps në repartin e urgjencave dhe detyruar pacientët të merrnin trajtim mjekësor në spitale të tjera.

Publikuar nga Publik Media