Prokuroria kërkon arrestimin e “Babales” dhe kunatit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për Albert Veliun, i cili denoncoi publikisht se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.
Veliu, i njohur si “Babalja” apo “dëshmitari X”, akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim.
E njëjta akuzë rëndon mbi kunatin e Veliut, i cili quhet Fredi Alizoti. Ky i fundit dyshohet të jetë personi që në disa raste dublon në videopërgjim Agron Xhafajn.
Ndërkaq, për gazetarin që publikoi intervistën është kërkuar detyrim paraqitje.
Masat kërkohen pas mbërritjes së rezultatit të ekspertizës së audio-përgjimit nga një laborator në Britani.
Më 28.05.2018 në Shtime, pranë Ferizajt në Kosovë, me akuzën e kalimit ilegal të kufirit. Ai ishte bashkë me djalin e tij, në momentin e ndalimit nga policia vendase. Veliu ndodhet ende në Kosovë, në procedura për të marrë azil politik, pasi pretendon se i rrezikohet jeta në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



