Prokuroria nis hetimet pas dhunës barbare nga Rrajat pse denoncuan shpërthimet në gurore

Një ngjarje e shqetësuese ka nisur të hetohet nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimeve të bëra nga fisi Maja. Ata raportuan se gurorja në Borizanë po i shkaktonte dëme banesave. Kjo ndodhi disa ditë pas publikimit të një videoje të dhunës, ku fisi Rraja sulmonte me brutalitet dy kushërinjtë me shkopinj bejsbolli.
Në një njoftim zyrtar, Prokuroria bën me dije se ka nisur procedurat penale për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, sipas nenit 150 të Kodit Penal. Çështja ende ndodhet në fazën e hetimeve paraprake.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar dy procedime penale në lidhje me këtë ngjarje, duke marrë shkas nga informacioni i dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Dosjet janë deleguar Komisariatit të Policisë Krujë për të kryer veprimet hetimore të nevojshme.
Prokuroria vazhdon të punojë në këtë çështje për të zbardhur rrethanat dhe për të marrë masa ligjore në përputhje me ligjin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



