Prokuroria sekuestron videon ‘Alizoti’
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar videon e bërë publike mbrëmjen e djeshme nga deputeti i PD-së Ervin Salianji. Mëngjesin e sotëm dy oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar në selinë blu dhe kanë marrë materialin video ku është Fredi Alizoti. Ky i fundit tregon se si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shkuar dhe e ka marrë në Vlorë. Gjithashtu ai tregon se si Taulant Balla i ka ofruar 200 mijë euro për të ‘kaluar nga ata’ dhe për të pranuar se është aktori që luan rolin e Agron-Geron Xhafajt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



