E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria Speciale e Kosovës ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit
Lajme

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nën dyshimet për mosraportim dhe raportim të rremë të pasurisë.

Sipas aktakuzës, Ahmeti, i cili drejtoi Komunën e Prishtinës për dy mandate radhazi, nga viti 2013 deri në vitin 2021, dyshohet se ka dorëzuar deklarata të pasakta të pasurisë për disa vite me radhë. Konkretisht, parregullsitë lidhen me periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria Speciale thekson se vlera e përgjithshme e pasurive të padeklaruara kap shifrën mbi 172 mijë euro. Rasti tashmë i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila do të vendosë për hapat e mëtejshëm procedurialë.

Procesi i deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë në Kosovë ka nisur që nga viti 2007. Pas përfundimit të deklarimeve, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), përmes shortit, përzgjedh një numër të caktuar zyrtarësh publikë, pasuritë e të cilëve i nënshtrohen verifikimit të detajuar.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, mosdeklarimi i pasurisë përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë parashikon dënim më të rëndë, që përfshin gjobë dhe burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Megjithatë, deri më tani, asnjë zyrtar publik në Kosovë që është shpallur fajtor për mosdeklarim pasurie nuk ka përfunduar në burg, sipas të dhënave zyrtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.