E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria, urdhër-arresti për Agim Kajmakun
Publik News

Prokuroria, urdhër-arresti për Agim Kajmakun

Prokuroria e Përgjithshme kërkon arrestimin e Agim Kajmakut.

Mësohet se Kajmaku është shpallur në kërkim nga policia, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Pak ditë më parë, Prokuroria kërkoi shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Vorës.

Ndërsa KQZ-ja vendosi shkarkimin e tij nga detyra ku ishte emëruar nga Edi Rama, në votimet e 30 qershorit.

Sot policia ka shkuar në shtëpinë e Kajmakut me urdhër-arrestin në dorë, por nuk e ka gjetur.

Prokuroria ka firmosur urdhër arrest për ish kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmakun. Lajmin e konfirmuan për Panorama burime të besueshme pranë organit të akuzës.

Policia ka nisur kontrollet për ta arrestuar, por deri më tani ish kryebashkiaku nuk gjendet.

Disa ditë më parë, KQZ i hoqi mandatin ish kryebashkiakut të Vorës, pasi Prokuroria e Përgjithshme i kishte dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes të cilës kërkonte heqjen e mandatit për Kajmakun.

Pavarësisht se Kajmaku iu drejtua me një letër kryeprokurores Arta Marku, ku thoshte se ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Janinës për falsifikim të kartëmonedha nën emrin e Jorgo Totos, fshehja e kësaj çështjeje në formularin e vetëdeklarimit, përbën shkelje.

“Nga verifikimet e kryera konfirmohet se subjekti Agim Kajamaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një process gjyqësor penal në zhvillim. Kjo, sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke ku i është bërë e ditur e gjithë procedura që do ndiqet ndaj tij. Nga ana tjetër rezulton se subjekti ka kryer veprime konkrete për fshehjen këtij fakti para autoriteteve shqiptare, duke ndryshuar në datë 30.3.2004 emër/mbiemër nga “Jorgo Toto” në “Agim Kajmaku”, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e Vetëdeklarimit”, thuhet në shkresën e prokurorit Arben Kraja.

Kreu i III-të, pika 3, gërma “ç”, e vendimit nr.17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thuhet se “pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në të, passjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.