E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Pronari i 3 hoteleve ‘Regina Group’ godet qytetarin me grusht në plazh
Lajme

Video/Pronari i 3 hoteleve ‘Regina Group’ godet qytetarin me grusht në plazh

https://www.instagram.com/reel/C-cV9QntFnT/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Ankohet për hapësirat e plazhit “të zëna” nga hoteli “Regina”, pronari Vasil Bedinaj grushton qytetarin në Vlorë

Në një video shikohet që  Vasil Bedinaj, pronari i ‘Regina Group’ qëllon me grusht një qytetar në plazh. Ende nuk janë të qarta arsyet e sherrit buzë detit por duket që debati ka të bëjë për hapësirat e plazhit në Vlorë.

Nga biseda në video biznesmeni me personat që e shoqërojnë debaton me qytetarin për hapësirat e ndara për shfrytëzim.

Në një moment Bedinaj e qëllon me grusht ndërsa personi pas goditjes ulet me sa duket për të kapur dicka dhe për tiu kundërpërgjigjur.

Një qytetar është dhunuar nga pronari i tre Hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj.

U raportua se qytetari po i ankohet Bedinajt, për hapësirat e plazhit që kishte zënë hoteli i Bedinajt.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet pronari i hoteleve ‘Regina’ qëv afrohet godet me grusht në fytyrë qytetarin, i cili më pas reagon, por ndërhyrja e disa personave të tjerë shmangu përshkallëzimin e konfliktit fizik.

Ndërsa një i afërm i Bedinaj shkruan se zënka ka qenë për hapësirat e ‘Jet Ski’ që qytetari kishte zënë.

Kush është Vasil Bedniaj?

Vasil Bedinaj është pronari i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, Bedinaj u hetua në gjendje të lirë nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.

Në një obejkt me 5 kate me leje, Bedinaj po ndërtonte katin e gjashtë pa leje. Në vitin 2016, Vasil Bedinaj, ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë.

Në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishillin e Sazanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.