E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Pronat s’i merr  dot Edi Rama:Tabaku dhe Bylykbashi pas takimit me ‘Venecian’
Politikë

‘Pronat s’i merr dot Edi Rama:Tabaku dhe Bylykbashi pas takimit me ‘Venecian’

Nga selia e PD, ish-deputetja Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi bënë të ditur sot se kanë diskutuar me Komisionin e Venecias, për çështjen e pronave, jo vetëm problemet që janë krijuar me ish-pronarët, po dhe vizionin e PD-së për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje. “Pronën s’e merr dot askush, – theksoi Tabaku, – as Edi Rama”.

Bylykbashi nga ana e tij tha se ua bënë të qartë ekspertëve të huaj sesi qeveria po i merr pronat e pronarëve në emër gjoja të interesit publik, me të ashtuquajturën Korporatë e Investimeve dhe një mekanizmi të ndërtuar qëllimshëm. “Fikja” e Gjykatës Kushtetues, tha ai, është bërë e qëllimshme, që pronarët të mos kenë mundësi ku të ankohen, por PD-ja në pushtet do t’i çojë në vend këto padrejtësi.

Këto ditë, Partia Demokratike po prezanton në detaje, programin e saj në të gjitha fushat, përfshirë zgjidhjen e çështjes së pronave të shqiptarëve që pritet me interes nga qytetarët.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.