Propozimet e reja të PS për uljen e pragut, shpërndarjen e mandateve dhe garimin e kryetarit në 4 qarqe njëherësh, reagon HAJDARI: Me hile, duam lista 100% të hapura
Partia Socialiste ka propozuar disa ndryshime të rëndësishme për Kodin e ri Zgjedhor, të cilat parashikojnë uljen e pragut zgjedhor nga 3% në 1%, shpërndarjen e mandateve dhe mundësinë e garimit të kryetarit të partisë ose udhëheqësit të koalicionit në 4 qarqe njëherësh.
Ndërkaq, ka ardhur reagimi i Rudina Hajdarit e cila e quan këtë një propozim të njëjtë si i mëparshmi ‘thjesht i artikuluar ndryshe, me shumë hile e truke’.
REAGIMI I HAJDARIT:
Propozimi i sotem i Partise Socialiste eshte nje ofendim jo vetem per opoziten parlamentare por mbi te gjitha per shqiptaret. Praktikisht eshte i njejti propozim si ai i meparshem, thjesht i artikuluar ndryshe me me shume hile dhe truke brenda. Eshte per tu keqardhur se si Parlamenti nga nje institucion serioz i cili duhet ti sherbeje qytetareve dhe Shqiperise eshte kthyer ne strehe intrigantesh qe mendojne nga mengjesi deri ne darke se si t’ia hedhin qytetareve. Ne nuk e pranojme kete propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam qe deputetet ti vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci qe perdor pushtetin per te grabitur vendin e pasuruar nje grusht njerezish. Mireqenia e Shqiperise kalon vetem nepermjet demokracise dhe per kete ne nuk negociojme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



