Prostitucion intelektual në Elysee
I dashur Manu. Ja cfarë mund t’u thuash francezeve të tu per t’i bindur që të hapin negociatat me Shqiperinë.
Thuaju që shqiptaret janë të zinj, njesoj si senegalezet, togolezet dhe afrikano-perendimoret.
Thuaju që Franca do të marr sovranitetin e emetimit të monedhes shqiptare, njesoj sic emeton CFA-në, monedhën koloniale të 14 vendeve afrikane.
Thuaju që pasi t’u emetojmë monedhen shqiptareve do t’u marrim të ardhurat e sinjorazhit në thesarin francez, sic ja marrim Senegalit, Burkina Fasos, Togos dhe gjithë vendeve më të varfa të botes.
Thuaju se vec sinjorazhit do i marrim Shqiperise 50 per qind te rezervave valutore ne thesarin francez sic ja bejme Afrikes koloniale.
E nese francezet e tu nuk bindet prape, thuaju qe ne Shqiperi ka ar. Ka miniera ari njesoj si ne Burkina Faso- thuaji. Dhe ashtu si ne Burkina femijet e mitur shqiptare do t’i fusim ne miniera qe te nxjerrin arin, i cili me pas do te perfundoje ne arken e thesarit francez.
Bindi francezet e tu Manu, bindi. Thuaji ta pranojme Shqiperine qe ta shfrytezojme njesoj sic kemi shfrytezuar dhe shfrytezojme barabrisht kolonite tona afrikane duke i lene vendet me te varfra ne bote. Dhe pastaj, nese shqiptaret perpiqen te largohen nga mjerimi, mos kini frike thuaju se i perplasim ne brigjet e Italise, njesoj sic perplasim afrikanet e kolonizuar.
Dhe nese nuk binden as me kete, atehere thuaju që shqiptaret jane serbe. Thuaju që janë trima dhe shtetare të mirë si Miloshevici, Mlladici, Karaxhici. Ke per te pare qe kjo ka per t’i eksituar francezet e tu.
Ja keshtu Manu. Kaq e thjesht është. Herën tjetër kur të flasesh per vlera demokratike, standarde etj etj, mendo fëmijët e Burkinës.
Në fund mbylle si të duash vetë. En marche ose encule
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



