E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prostitucion në ‘zemër’ të Durrësit, arrestohen kolumbianet
Flash

Prostitucion në ‘zemër’ të Durrësit, arrestohen kolumbianet

Policia ka kryer një tjetër goditje ndaj veprimtarive të paligjshme, duke mbyllur me sukses fazën e 12-të të operacionit të koduar “STORM”, të zhvilluar në qytetin e Durrësit.

Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa javë me metoda speciale, efektivët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, arrestuan në flagrancë dy shtetase kolumbiane, të cilat ushtronin prostitucion në zonën e njohur të Vollgës.

Dy gratë kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 1, në rrugën “Taulantia”, të cilin e kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm. Ato u identifikuan si J. C., 23 vjeçe, dhe M. A., 25 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Kolumbi.

Gjatë të njëjtit operacion, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe gjashtë shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, të dyshuar për përfshirje në veprën penale të prostitucionit.

Si prova materiale, policia sekuestroi pasaportat e dy shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë për dërgesa monetare, me një vlerë totale prej 15 093 eurosh, të transferuara drejt Kolumbisë brenda një periudhe 20-ditore.

Dosja hetimore i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e veprimeve procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.