Protesta/ 1 efektiv i plagusor, 4 të arrestuar dhe 46 në procedim
Ditën e sotme Policia ka bërë një njoftim zyrtar për median ku ka dhënë edhe bilancin e protestës së një ditë më parë. Sipas të dhënave të Policisë së Tiranës janë kapur në flagrancë 4 shtetas si edhe 46 të tjerë po procedohen penalisht në gjendje të lirë.
Gjithashtu thuhet se nga mjetet piroteknike, gurët apo mjetet e tjera të forta të hedhura nga protestuesit drejt efektivëve, është plagur një polic.
Policia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë në protesta por të ruajnë masat kufizuese për të ndaluar përhapjen e COVID. Në njoftim thuhet se këto grumbullime janë në kundërshtim me Aktin normativ për parandalimin e oandemise COVID-19.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



