E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta/ Aktori Malkaj iu drejtohet policëve: Mund të më rrihni, por…vij nga një operacion dhe ju ngelem në dorë!
Lajme

Protesta/ Aktori Malkaj iu drejtohet policëve: Mund të më rrihni, por…vij nga një operacion dhe ju ngelem në dorë!

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.

Malkaj iu bëri thirrje policëve që të bëhen me popullin dhe të protestojnë. Ai tha se “policët mund ta rrahin, por se duhet të kenë kujdes, pasi vjen nga një operacion”. Malkaj rreshtoi gjithashtu kritika ndaj qeverisjes qendrore dhe lokale në Tiranë.

Mehdi Malkaj: Zotërinj policë. Ju jeni aty për t’ju shërbyer qytetarëve dhe jo për të mbrojtur hajdutët. Policë, e kuptoj hallin tuaj se do mbani familjet tuaja.

Por duhet dhe pak protestë. Të dalë njëherë njëri nga ju policë dhe të bëhet me popullin. Mund të më rrihni edhe mua, por kam frikë mos iu ngelem në dorë se kam bërë dhe një operacion. Njeriu ndonjëherë proteston dhe me  veten, e jo më me padrejtësinë e përditshme. Duhet të protestojmë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.