E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e 7 Korrikut/ Alibeaj: Qëndresa nis duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend
Lajme

Protesta e 7 Korrikut/ Alibeaj: Qëndresa nis duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka dalë kundër protestës së 7 Korrikut të thirrur nga Sali Berisha.

Alibeaj deklaroi jashtë dyerve të Kuvendit se protesta duhet të nisë duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend për çmimet e larta.

“Mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Do protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përbashkimi i këtyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk e kuptuat mirë se çfarë thashë.

Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”, tha Alibeaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.