E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e dhunshme në Shkodër, reagon policia: Është plagosur një efektiv
Publik News

Protesta e dhunshme në Shkodër, reagon policia: Është plagosur një efektiv

Policia e Shkodrës ka reaguar pas protestës së dhunshme së zhvilluar mesditën e kësaj të shtune në këtë qytet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Gjatë tubimit është gjuajtur me  sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë  është plagosur  një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim

“Gjatë tubimit të paligjshëm të  zhvilluar sot në orën  11:00, ku pjesëmarrësit  filluan lëvizjen  nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales se qytetit, para Prefektures dhe gjate  marshimit kanë ndaluar ne rrugen Ëillson.

Pjesmarrësit në tubim  kanë demtuar me sende të forta  godinën e një subjekti politik  duke thyer e shkatërruar  dritaret dhe dyert e më pas nxorrën dhe dogjën bazën materiale  që ishte në brendësi të godinës.

Gjithshtu gjatë tubimit është gjuajtur me  sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë  është plagosur  një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim”, shkruan policia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.