Protesta e opozitës/ Basha mbledh deputetët,policët të pajisur me kamera
Opozita e bashkuar do të protestojë sot përpara Parlamentit, kundër vendimit të maxhorancës për të zgjedhur vetëm me votat e saj një Prokuror të Përgjithshëm të
Mijëra protestues nga rrethet drejt Tiranës
Pas thirrjes se opozites, nisen protestuesit nga rrethet drejt Tiranes, ku do te protestojne se bashku kunder zgjedhjes se nje kryeprokurori vetem me votat e shumices.
Burime nga rrethet bejne me dije se protestues jane nisur me autobuse, por edhe shume me automjete private.
Keshtu mesohet se drejt Tiranes jane nisur mbeshtetes se opozites sot nga Fieri, Vlora, Korça, Lezha, Dibra etj.
“News 24” ben me dije se Dibra raportohet të jetë qyteti nga i cili janë nisur më shumë protestues, rreth 1500, nderkohe qe nga Shkodra janë nisur 1000.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi dje në selinë blu, aleatët e tij opozitarë, me të cilët doli me një vendim unanim për të protestuar sot në orën 09:30, kundër vendimit të zgjedhjes së Kryeprokurorit me votat e shumicës, i cili për demokratët është një puç kushtetues.
Më herët, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim kishte konfirmuar vendimin e saj për të qenë në krah të PD-së në protestën kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit vetëm me votat e shumicës.
Në rendin e ditës në seancë plenare, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm është pika e pestë në seancë, por deputetët e opozitës do të jenë në Parlament vetëm për të kundërshtuar këtë vendim.
Burime pranë opozitës sqarojnë se, deputetët e Partisë Demokratike do të bllokojnë foltoren e Kuvendit nëse maxhoranca nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm.
Të njëjtat burime sqarojnë se, deputetët e PDsë nuk do të lejojnë zhvillimin e një seance normale, për aq kohë sa është menduar nga maxhoranca, që në fund të seancës të shkelet Kushtetuta duke u emëruar një Kryeprokuror vetëm me votat e saj.
QËNDRIMI
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka paralajmëruar Kryeministrin se nëse do ta çojë deri në fund puçin e tij kushtetues, do t’i japë një goditje të fortë bashkëjetesës demokratike dhe stabilitetit në vend.
“Edi Rama ka dy qëllime. Duke dhunuar Kushtetutën, të emërojë një Prokuror politik. Duke emëruar një Prokuror politik, të pengojë, të ngadalë- sojë apo të asgjësojë dosjet e krimit dhe korrupsionit, që lidhin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë me krimin dhe me atë vetë. Nëse Edi Rama tenton të çojë deri në fund puçin e tij kushtetues, duhet ta dijë se kostoja e përballjes do të jetë e madhe, në kuptimin e goditjes që do t’i japë bashkëjetesës demokratike, stabilitetit në vend, dhe se shqiptarët, si çdo komb tjetër i civilizuar, nuk mund dhe nuk do ta pranojnë as dhunimin e Kushtetutës, as kapjen politike të drejtësisë, as asgjësimin e Reformës në Drejtësi, për të cilën kemi investuar kaq shumë dhe që shqiptarët mezi e presin për interesat e tyre si qytetarë, por edhe për interesin madhor kombëtar të pastrimit të politikës nga krimi, pa të cilën nuk do të ketë as hapje negociatash, as Shqipëri europiane. Bashkohemi për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur drejtësinë nga kapja politike, për të mbrojtur Reformën në Drejtësi”, tha Basha.
MASAT
Policia e Tiranës ka marrë masat për zhvillimin e protestës së opozitës përpara Parlamentit, këtë të hënë, në orën 09:30. Që nga mbrëmja e së dielës nuk është lejuar qarkullimi në rrugën “Xhorxh Bush” (nga Ura e Elbasanit-kryqëzimi te sheshi “Sulejman Pasha”.
Mjetet e transportit të ardhura nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do të parkohen te Terminali, në rrugën e “Elbasanit”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”. Në hyrje të Kombinatit deri te varrezat e Kombinatit. Gjithashtu, do tëndalohet futja e mjeteve tek “Ura e Paskuqanit” dhe “Ura e Babrroit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



