Protesta e opozitës/ Kryemadhi: Nuk do të lejohet Kryeministri të…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka treguar detaje nga skenaret e mundshme të protestës së opozitës që do të mbahet më 27 janar.
Ndërkohë që gjatë ditës herë thoshte qe populli do të tërheqë zvarrë të gjallë Edi Ramën, e herë që protesta do të ishte e paqësore, sonte në mbrëmje në “Opinion” tregoi disa skenare të mundshme të kësaj proteste.
Teksa iu përgjigj pyetjes së panelit se a do të ishte kjo protestë si ajo e 18 shkurtit ku u instalua në bulevard “Çadra e Lirisë” e cila u mbyll me një marrëveshje të fshehtë me Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, Kryemadhi tha se kjo protestë do të jetë e vazhdueshme. Më pas ajo dha të tjera mundësi si ajo e vendosjes në bulevard, si një protestë afatgjatë, duke mos lejuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij të hynin në Kryeministri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



