Protesta e pedagogëve, Kovaçi paralajmëron: Bojkot total mësimor
Si do të vijojë aksioni në ditët në vijim për t’ju kther shpresën studentëve
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve në universitete, Sandër Kovaçi, ka folur rreth vijueshmërisë së protestës së pedagogëve në ditët në vijim.
Kovaçi është shprehur se protesta do të vijojë me bojkotin total të mësimit dhe mbledhjet para Universitetit Politeknik të Tiranës çdo ditë në orën 10:00.
Për Kovaçin, rankimi i universiteteve pa u bërë investime në to, gjë që e ka paralajmëruar kryeministri Rama, është i kotë.
Ai shtoi se me këto paga që kanë pedagogët dhe me këto investime të qeverisë për universitetet, ato nuk sjellin shpresë, duke bërë që studentët të largohen.
“Protesta e pedagogëve do të vijojë me bojkot mësimor gjatë gjithë ditës dhe mbledhja në orën 10:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës. Një thirrje të veçantë i bëjmë ndërgjegjes së kolegëve që nuk janë bashkuar me ne. Universiteti është vendi i shpresës, por çfarë shprese do të sjellin universitetet tona me pedagogët më të keqpaguar, pa fonde për kërkim shkencor? Atëherë studentëve i mbetet të ikin nga vendi. Mora vesh që Rama po merret me rankimin e universiteteve. Rankimet pa investim i bën kot se të gjitha universitetet janë cop-cop. Me gjendjen e mjerueshme të pedagogëve është e kotë edhe rankimi për pedagogët. Nuk ka rankim me 0,7 % të buxhetit të shtetit për universitetet. Ta kthejnë kokën nga universiteti dhe të investojnë për universitetin”, u shpreh Kovaçi.
Në një kohë që pedagogë të universiteteve në vend kanë prej javësh në protestë dhe kanë kërkuar përmes një peticioni rritje pagash 50% brenda dy vitesh, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se shumë shpejt ata do i nënshtrohen kontrollit të pasurisë.
Kjo, pasi Rama tha se realiteti i pagave është ndryshe, sepse nuk deklarojnë aq sa marrin.
Edi Rama: Për pagat ka dhe një element. Ne jemi të detyruar që të bëjmë rivlerësim ligjor të thellë të gjithë universitteve.
E kuptoj mirë që për shkak të një page që është ende jo e kënaqshme në universitetin publik shkojnë në uninversitete private e aty tjetër deklarohet tjetër marrin, është fakt.
Nuk po them të gjithë por është fakt, s’mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason se nuk e ha njeri, është shumë e rendë kjo, është periudhë kohore por do iu bëjmë thirrje paraprakisht nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar e pagës së marrë duhet ta korrigjiojnë se procesi do shkojë në kontrollin e pasurisë vetvetiu, si e bën gjithë bota. Nëse më tregon që ke kaq e ke dy vetura e këtë e ketë, më fal ku i gjen këto?
Nuk i gjen nga aktivitete kriminale por nga fshehja e të ardhurave.
Realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe që të jemi shumë të qartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



