E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta kundër Vuçiç/ Media serbe: Plan i Berishës, Haradinajt dhe Kurtit!
Lajme

Protesta kundër Vuçiç/ Media serbe: Plan i Berishës, Haradinajt dhe Kurtit!

Ditën e nesërme, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Tiranën në kuadër të takimit të rradhës për nismën rajonale “Ballkani i Hapur”. Ai do të pritet me protesta, të cilat janë paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha disa ditë më parë.

Por mediat Serbe shkruajnë se këto protesta, janë një skenar i përgatitur mes politikanëve shqiptarë dhe kosovarë. “Novost” i ka kushtuar një artikull kësaj çështje teksa shkruan se organizatorë të këtyre protestave janë Sait Dollapi, ish-sekretar organizativ i PD-së, Agron Kuliçaj dhe Sali Lushaj, njerëz të afërt me ish-kryeministrin Berisha.

Më tej, media serbe shkruan se Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn, për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova, që t’i bashkohen protestës në Tiranë.

“Prandaj Lushaj dhe Dollapi shkuan sot në krahinën jugore të Serbisë për të organizuar ardhjen e ekstremistëve nesër dhe pasnesër në Tiranë dhe këtë operacion e ka përkrahur edhe kryeministri aktual i Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë, Albin Kurti” – shkruan Novosti.

Pritet që hyrja të organizohet përmes Morinës, nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në mënyrë që policia të mos i kthejë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.