E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta, ministrja Lindita Nikolla futet mes studentëve
Lajme

Protesta, ministrja Lindita Nikolla futet mes studentëve

Është përshkallëzuar për një moment protesta e studentëve, teksa ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka kaluar mes tyre dhe është futur në zyrën e saj.

Kjo është marrë si provokim nga studentët dhe këta të fundit e kanë qëlluar me vezë e mjete të tjera rrethanore.

Sipas studentëve ministrja nuk është ftuar vërtet në shesh, thirrja ka qenë ironike që ajo të shkrihet me kërkesat e tyre dhe t’i plotësojë ato.

Gjithashtu studentët kanë përsëritur edhe një herë thirrjen e tyre se nuk ka negociata, ajo që duhet të bëjë ministrja sipas tyre është që të plotësojë kërkesat e tyre.

Kujtojmë që studentët kanë 8 kërkesa:

  1. Përgjysmim i tarifës së studimi
  2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
  3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
  5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
  6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
  7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
  8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.