E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta në FOTO/ Basha flet për zgjidhjen e krizës dhe reformën e thellë politike: Jo pazare, por…
Politikë

Protesta në FOTO/ Basha flet për zgjidhjen e krizës dhe reformën e thellë politike: Jo pazare, por…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha e ka quajtur protestën e opozitës si “oqeanin e shpresës që po vjen”.

Në një postim në Facebook, Basha ka ndarë me ndjekësit e tij momentet kyç të protestës së opozitës.

 

Ai shkruan se kriza do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime. Rruga për të dalë nga kjo krizë thekson Basha është vetëm nëpërmjet standardeve europiane.  “Kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime. Rruga për të dalë prej saj kalon përmes standardeve europiane: Para drejtësisë hajdutët e votave, largimi i Edi Ramës, reformë e thellë politike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, thekson ai.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës

“Oqeani i shpresës mbrëmë në Tiranë, ky bashkim madhështor i vullneteve të qytetarëve është besimi i çdo shqiptari tek ndryshimi që po vjen.

Kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime. Rruga për të dalë prej saj kalon përmes standardeve europiane: Para drejtësisë hajdutët e votave, largimi i Edi Ramës, reformë e thellë politike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes. Largimi i tij është vetëm fillimi.

Ne duhet të ndryshojmë thellësisht politikën dhe ekonominë bazuar mbi vlerat dhe parimet e demokracive të Perëndimit, që kurrë më, askush të mos marrë peng të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre duke shkrirë në një shtetin me krimin dhe oligarkinë.

Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë njëherë e përgjithmonë që Shqipëria të mos jetë më ajo që duan këta, Edi Rama, kriminelët, politikanët dhe oligarkët grabitqarë, por të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve, #ShqipëriaSiEuropa”, shprehet Basha.

Basha-protesta1

 

protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (20)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (19)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (18)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (17)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (16)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (15)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (14)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (13)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (12)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (11)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (10)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (9)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (8)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (7)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (6)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (5)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (4)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (3)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (2)protesta-opozites-bulevardi-qershor-21-Basha-sheshi-dritat-largimi-Rama (1)

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.