E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta, studentët e ngujuar në zyrën e Rektorit
Lajme

Protesta, studentët e ngujuar në zyrën e Rektorit

Pas takimit me studentët e Fakultetit Juridik që kërkojnë lirimin e mjediseve të shkollës për të rinisur proçesin mësimor, Rektori Mynyr Koni ka pritur këtë të shtunë një grup nga studentët e ngujuar.

Për rreth 60 minuta ata kanë biseduar rreth situatës së krijuar në Fakultetin e tyre dhe për kërkesat që parashtrojnë.

“Ne kërkuam mbështetjen e rektorit për anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë”.
“Do jetë senati që do të marrë një vendim”.
Mësimi ka vijuar edhe këtë të shtunë në godinën e Universitetit Politeknik, për të zëvendësuar orët e humbura mësimore.

Paralajmërimi i pedagogëve për fillimin e një greve të përgjithshme në rast se Qeveria nuk merr masa konkrete për zbatimin e kërkesave të tyre, ku përfshihet fillimi i procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, është komentuar nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Nga emisionin ‘Zonë e Lirë’ ministrja tha se ligji i arsimit nuk mund të rrëzohet brenda një jave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.