Protestuan kundër Rmës, mbërrijnë në gjykatë 4 të arrestuarit
Kanë mbërritur në gjykatë për t’u njohur me masën e vlerësimit katër nga protestuesit, të cilët u arrestuan më datë 9 mars në Fier.
Tre protestues janë nga Patosi dhe një nga Roskoveci. Ata janë Behar Xhelo 56 vjeç, Besnik Jaupaj 56 vjeç, Gezim Balla 56 vjeç dhe Hysen Hoxha 59 vjeç.
Veprat penale për të cilat ata akuzohen janë ” “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Protetsa ne zonën e Fierit u zhvilluan pas vizitës që bëri në këtë qytet, kreu i qeverisë Rama. Në çdo qytet ku ai shkon është pritur më protesta nga qytetarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



