E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuan me flamur amerikan, arrestohen të rinjtë e FRPD
Lajme

Protestuan me flamur amerikan, arrestohen të rinjtë e FRPD

Policia ka ndaluar disa të rinj të cilët ishin dje në protestën e opozitës. Të rinjtë janë pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Për këtë ka reaguar edhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili kërkon lirimin e menjëhershme të tyre.

Deklarata e Këlliçit:

Protesta e djeshme duket se e ka tronditur rëndë psiqikisht Edi Ramën, i cili ka urdhëruar  shoqërimin e të rinjve pjesëmarrës në protestë.

Edi Rama tërhiq menjëherë policinë e drogës dhe ndal presionin ndaj anëtarëve dhe drejtuesve të FRPD.

Herën tjetër të garantojmë se do të kesh tronditje më të thellë mendore sepse do të jetë fundi yt politik. Ti nuk mundesh të arrestosh dhe burgosesh dot një popull të tërë.

Pasi shkatërrove ekonominë dhe kriminalizove shtetin, se fundmi ja dole të rrënosh dhe Kushtetutën, themelin e Republikës sonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.