E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS drejt mbylljes së listës në Fier, dy emrat që pritet të rikthejë Rama në këtë qark
Publik News

PS drejt mbylljes së listës në Fier, dy emrat që pritet të rikthejë Rama në këtë qark

FIER

Partia Socialiste është drejt mbylljes së listës së kandidatëve për deputetë në Qarkun e Fierit.

Edhe në këtë qark do të ketë surpriza, ashtu siç deri më tani ka bërë me dije kryeministri Edi Rama se do të ketë në lista figura të njohura jashtë politikës, si shefja e Infektivit, Najada Çomo, apo inxhinierja Luljeta Bozo.

Kështu, në listën e PS në Fier do të jenë dy emra surprizë, si ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Gjithashtu, pjesë e kësaj liste pritet të jenë edhe deputetet Antoneta Dhima dhe Tatjana Piro, si dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, zëvendëskryeministri Erjon Braçe, apo dhe deputeti Bashkim Fino, aty ku ka qenë edhe më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.