PS e miraton fshehtas opozitës projekligjin e kanabisit
Abstenojnë Majko dhe Xhafaj
Deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve sot kanë miratuar me urgjencë draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme.
Drafti i Qeverisë ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve socialistë, ndërsa Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko kanë vendosur të mos votojnë pro ose kundër, por kanë zgjedhur të abstenojnë.
Sipas burimeve, në një sallë të katit të dytë të Kuvendit, ndërsa po diskutohej për arrestimin e Ahmetajt, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka thirrur një mbledhje të shkurtër të Komisionit, me draftin e Qeverisë për legalizimin e kanabisit të listuar në rend të ditës. Raportohet se deputetët e opozitës nuk kanë qenë të informuar për këtë mbledhje nga administrata e Kuvendit.
Pas përfundimit të mbledhjes së shkurtër, kur Bushka ka vënë në votim projektligjin, dy deputetët Xhafaj dhe Majko nuk kanë votuar pro si pjesa tjetër e grupit të tyre, por kanë zgjedhur të abstenojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



