PS kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Dezinformimi dhe ndërhyrja nga jashtë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t’i paraqesë një kërkesë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar.

Komisioni ka fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Kjo kërkesë vjen duke u bazuar në angazhimet që rrjedhin nga: Memorandumi i Mirëkuptimit i datës 15 shkurt 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së për të adresuar manipulimin e informacionit nga aktorët e shteteve të huaja;

Kërkesa është bërë nga kreu i grupit, Bledi Çuçi.

Ky i fundit thotë se Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile.

Edhe pse disa vite më parë, Rama e tentoi të bënte ndryshime në ligj për të mbyllur portalet, kjo skeme e tentuar disa herë, dështoi. Rama u tërhoq pas reagimeve të organizatave ndërkombëtare, të cilat e shihini shqetësues faktin se qeveri po tentonte të fuste duart, te fjala e lirë.

Mesa duket, Rama po mundohet t’iu mbyllë gojën portaleve, të cilat kanë mbetur pothuajse ‘zëri’ i vetëm që denoncon përditë aferat dhe skandalet e qeverisë. Duke qenë se kryeministri nuk ka mundur t’i blejë dhe t’iu mbyll gojën portaleve, po tenton një tjetër skemë nga e cila me shumë gjasë do tentojë t’i frikësojë.

Ishte kreu i grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ishte ai i cili njoftoi këtë të enjte se i ka paraqitur kërkesë kryetares së Kuvendit për krijimin e këtij Komisioni.

Ndërkohë që Rama në një reagim në platformë X lidhur me këtë Komision, duket se i dha “bekimin”, duke shkruar se kjo është shumë e rëndësishme për të ecur përpara.

Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile”, thuhet në njoftimin që Çuçi bëri publik sot.

Deklarata e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi

Duke u bazuar në angazhimet e Shqipërisë që rrjedhin nga: Memorandumi i Mirëkuptimit i datës 15 shkurt 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së për të adresuar manipulimin e informacionit nga aktorët e shteteve të huaja; Deklarata e Tiranës e 28 shkurtit 2024 e Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore; dhe rekomandimet e BE-së për “vazhdimin e përpjekjeve për mbylljen e hapësirës për ndërhyrjet e huaja dhe manipulimin e informacionit”,

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t’i paraqesë një kërkesë Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile.

Publikuar nga Publik Media