E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS shpall kandidatin për Bashkinë Mat (EMRI)
Lajme

PS shpall kandidatin për Bashkinë Mat (EMRI)

Partia Socialiste në Mat ka shpallur zyrtarisht kandidatin e saj për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, që do të mbahen më 9 maj. Kandidati i përzgjedhur është Altin Bojni.

Gjatë një mbledhjeje të zgjeruar të Asamblesë së PS-së në Mat, drejtues lokalë dhe përfaqësues politikë diskutuan mbi dy çështje kryesore: analizën e rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit dhe hartimin e strategjisë për fitoren në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Kryetari i PS Mat, Hasan Pasha, prezantoi një analizë të detajuar të rezultateve të zgjedhjeve të fundit, ku PS arriti të sigurojë 60% të votave, përballë 36% të Partisë Demokratike. Ai falënderoi strukturat dhe organizatat që kontribuuan në fushatë, por theksoi se ka ende hapësirë për përmirësim dhe thellim të rezultatit në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë, deputeti i zonës, Agron Malaj, vlerësoi forcimin e strukturave të PS-së në Mat, duke theksuar ndikimin e projekteve dhe investimeve të qeverisë në rritjen e besimit të qytetarëve.

“Thellimi i fitores është rezultat i punës së pandërprerë të strukturave dhe investimeve konkrete të qeverisë Rama në këtë zonë. Tani është momenti për të përforcuar terrenin dhe për të siguruar një fitore bindëse më 9 nëntor,” u shpreh Malaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.